VIDEO/Ndodh edhe kjo! Igor Tudor shkon të përshëndesë Slot, por ngatërron person…
Pas humbjes në finalen e Turneut Masters të Indian Wellsit ndaj Jannik Sinner, Daniil Medvedev u fokusua menjëherë tek një Turne tjetër Masters, ai i Miamit.
Tenisti rus udhëtoi drejt Floridas, por pa valixhe, gjë qe e zbulon ai vetë përmes një postimi në rrjetin social X. Sportisti 30 vjeçar ‘protestoi’ në mënyrë simpatike duke iu drejtuar një kompanie të njohur ajrore amerikane.
‘Përshëndetje United Airlines…kam nevojë për një ndihmë të vogël-lexohet në postimin e Medvedev-dje fluturova për në Florisa dhe asnjë nga valixhet e mia nuk më ka ardhur. Më duhen për të luajtur në Miami Open…mund të më ndihmosh?
Dhe përgjigjja e kompanisë ajrore amerikane ishte e menjëhershme teksa komentoi në postimin e tenistit rus.
‘Përshëndetje Daniil. Faleminderit që na kontaktove. Na vjen keq për vonesën e marrjes së bagazhit nga ana jote. Ne e kuptojmë sa e rëndësishme është të kesh gjërat e tua sa më shpejt të jetë e mundur. Na dërgo me mesazh numrin e referencës së çantës tënde që ne të bëjmë një kontroll’-ishte përgjigjja e United Airlines.
Hi @united…need a little help. Flew from PSP to Florida yesterday and none of my bags arrived. Kind of need them to play in the @MiamiOpen 😉….can you help?
— Daniil Medvedev (@DaniilMedwed) March 17, 2026
Top Channel