Sulm me dron në një fushë nafte në Abu Dhabi, nuk raportohet për të lënduar

17/03/2026 07:22

Një zjarr ka shpërthyer në fushën e naftës dhe gazit Shah, në Abu Dhabi pas një sulmi me dron, njoftuan autoritetet lokale të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas mediave të huaja, deri tani nuk janë raportuar të lënduar. Autoritetet me dije se ekipet e emergjencës ndërhynë për të menaxhuar situatën dhe për të vënë nën kontroll flakët në objektin energjetik.

Fusha e naftës dhe gazit Shah është një nga më të mëdhatë në botë për prodhim dhe ndodhet rreth 180 kilometra në jugperëndim të qytetit të Abu Dhabit.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajonin e Gjirit Persik, ku infrastruktura energjetike është bërë shpesh objekt i sulmeve me dronë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB