“A do të kandidosh për kryetar në PD”? Berisha i drejtohet gazetarit: Po si e bën këtë pyetje, kush të tha…
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike për shpalljen e Gardës Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste, edhe pse opozita nuk mori pjesë në votimin e Kuvendit.
Në deklaratën zyrtare, PD thotë se dënon sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë. Në reagim, Berisha nuk komenton mungesën e opozitës në rezolutën që miratoi Kuvendi sot me 79 vota pro.
“Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.
Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh këtyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.
Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë“-thuhet në deklaratë.
Nga opozita reagoi edhe sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, cili tha se “thirrje në seancë plenare, me rend dite miratimin e procesverbaleve ka 35 vjet ky kuvend që s’ka pasur“.
Top Channel