Greqia del në krah të vendeve të tjera europiane, Mitsotakis: Nuk do të marrim pjesë në operacione ushtarake në Hormuz Nisur nga 16 marsi, secili shtetas i huaj që hyn brenda territorit të Kosovës duhet të deklarojë adresën se ku do të qëndrojë.
Bazuar në Ligjin për të Huajt këtë duhet ta bëjnë brenda tre ditësh, pa marrë parasysh qëllimin e vizitës. Deklarimi i adresës mund të bëhet në stacionin më të afërt policor ose përmes platformave online në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjatë ditës së parë të aplikimit të këtij ligji, janë mbi 100 shtetas të huaj që kanë regjistruar adresën.
“Pjesa më e madhe përfshin komunitetin serb, por ka edhe prej tyre një numër i konsiderueshëm që janë shtetas të Shqipërisë, por edhe shtetas të vendeve të tjera të cilët kanë hy në Kosovë këto dy ditë”, tha Qëndrim Bytyqi – Drejtor i Zyrës Ligjore, Ministria e Punëve të Brendshme.
Ligji që nisi së zbatuari dy ditë më parë, parasheh që shtetasit e huaj që punojnë e jetojnë në Kosovë të pajisen me leje qëndrim.
Me marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, qytetarët serbë që kanë dokumente të lëshuara nga institucionet paralele jo më vonë se 15 mars 2026 iu krijohen lehtësira e iu garantohet leje qëndrim me afat prej një viti.
Nga Ministria për Punë të Brendshme, nuk e shohin si diskriminues një lehtësim të tillë të ofruar vetëm për komunitetin serb.
“Këto lehtësira janë bërë për personat të cilët nuk kanë pasur dokumente të rregullta dhe nuk kanë muajt me u pajis me leje qëndrim, përndryshe, për pjesën tjetër të shtetasve serbë dhe që jetojnë në Serbi dhe që të punojnë në Republikën e Kosovës, nuk ka lehtësira, procedura janë të njëjta”.
Ky vendim i ekzekutivit në Kosovë është mirëpritur nga bashkësia ndërkombëtare, por është kritikuar nga akterë vendorë. Analistët konsiderojnë që është i disfavorshëm dhe diskriminues.
“Është i disfavorshëm për Kosovën sepse transmeton një sinjal negativ ku sundimi i ligjit shndërrohet në kategori sa i përket zbatimit të dyfishtë të tij“, u shpreh Afrim Kasolli-analist.
Në kuadër të këtij procesi Kosova u ka dhënë kohë tre muaj komunitetit serb të pajisur me dokumente nga strukturat ilegale të përfshihen në regjistrin Civil të Republikës së Kosovës, derisa pritet që kryetarët e komunave me shumicë serbe të ofrojnë listën e punonjësve serbë të arsimit e shëndetësisë.
Top Channel