Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe reshje shiu gjatë mesditës, parashikimi i motit për këtë të martë

17/03/2026 07:10

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër. Më pas reshje shiu të

herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB