Konferenca e Kryetarëve mblidhet para seancës, fut në rend të ditës rezolutën për shpallen e Iranit sponsor të terrorizmit. PD bojkoton mbledhjen

17/03/2026 10:05

Këtë të martë u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Parlament.

Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar që prej ditës së djeshme, nuk është e pranishme.

Konferenca  ka vendosur të fusë në rendin e ditës rezolutën për shpalljen e Iranit si financuese të terrorizmit.

Pika e parë dhe e dytë e rendit të ditës ishte shqyrtimi e projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 23 Mars-1 Maj 2026 si dhe projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 23 Mars-10 Prill.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve pati mirëkuptim në lidhje me projektprogramin dhe projektlalendarin e punimeve të Kuvendit.

Seancat plenare do të zhvillohen në datat 2 Prill 2026 dhe 9 Prill 2026.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi gjatë mbledhjes për depozitimin e një projektrezolute nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste.”
Konferenca e Kryetarëve pati mirëkuptim që projektrezoluta të votohet në seancën e sotme plenare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB