Izraeli vijon ekzekutimet e zyrtarëve të lartë iranianë: Eliminuam udhëheqësin e milicisë

17/03/2026 10:42

Forcat ajrore izraelite kanë vrarë Gholamreza Soleimanin, komandantin e njësisë paraushtarake iraniane Basij, që ka qenë aktiv në shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran.

Sipas një njoftimi të IDF-së në Telegram, Soleimani ka qenë në krye të Basijit, një milici e lidhur me Gardën Revolucionare, për gjashtë vjet. Operacioni u krye të hënën dhe synonte goditjen e udhëheqësit të milicisë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga mediat ose autoritetet iraniane mbi këtë ngjarje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB