Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian/ Lista e plotë e figurave të larta të vrara

17/03/2026 14:50

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në një sulm ajror, duke paralajmëruar se do të “vazhdojë gjuetinë” ndaj liderëve të vendit.

Vdekja e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei u njoftua njw ditw pas sulmeve amerikane-izraelite ndaj Iranit.

Gjithashtu në valën e parë të sulmeve u vranë këshilltari i sigurisë Ali Shamkhani , ministri i mbrojtjes Amir Nasirzadeh, komandanti i Gardës Revolucionare, gjenerali Mohammad Pakpour dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Abdolrahim Mousavi.

I vetmi lider që i ka shpëtuar Izraelit është presidenti, Masoud Pezeshkian, i cili që nga fillimi i konfliktit të armatosur nuk ka bërë dalje fizike, por vetëm videomesazhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB