Izraeli njofton vrasjen e Sekretarit të Këshillit suprem të Iranit, Ali Larijani
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë shpejt kundër Iranit, duke paralajmëruar për bashkëpunim ushtarak në rritje midis Teheranit dhe Moskës, dhe i dërgoi një mesazh kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Zelensky iu referua kontakteve të tij me udhëheqjen izraelite gjatë luftës rajonale në vazhdim, duke zbuluar se ai ende nuk ka folur drejtpërdrejt me Netanyahun që nga fillimi i konfliktit, megjithëse komunikimi midis dy palëve ka vazhduar përmes kanaleve zyrtare.
“Jo, ne nuk kemi folur, megjithëse ekipi im është në kontakt me stafin e tij. Ai ka atë që më duhet mua dhe unë kam atë që i duhet atij. Pra, jam gati për këtë dialog. Mendoj se është një dialog i rëndësishëm”, tha presidenti ukrainas.
“Ne pamë elementë rusë në dronët Shaheds, ato nuk u prodhuan nga iranianët”, tha ai.
Zelensky to i24NEWS: He (Netanyahu) has what I need and I have what he needs@AmichaiStein1
👇For more news and updates, visit our official website👇https://t.co/4eQnhFUouN pic.twitter.com/MEsZWMsFVT
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) March 16, 2026
Duke iu referuar përfshirjes ruse, Zelensky theksoi se provat nga dronët e rrëzuar në Lindjen e Mesme sugjerojnë përfshirjen ruse në pajisjet e përdorura nga Irani.
“Pamë disa detaje nga një prej Shahed-ëve, i cili u shkatërrua në një nga vendet e Lindjes së Mesme. Ishte pajisje ruse. Pra, e dimë që iranianët nuk e prodhuan atë”, tha ai.
Zelensky tha gjithashtu se dronët Shahed që përdoren sot janë dukshëm të ndryshëm nga ata të përdorur më parë në luftën në Ukrainë.
“Nuk mund ta krahasosh as Shahedin e klasit të parë, i cili ishte në fillim të luftës, dhe Shahedin e sotëm. Sa herë që ndryshuam teknologjitë, sigurisht që ata kishin këtë përvojë, përvojë të përgjakshme mbi njerëzit tanë, në tokën tonë, dhe ata sulmuan vetëm civilë”, vuri në dukje ai.
Sipas Zelensky, shumica dërrmuese e dronëve janë përdorur kundër objektivave civile.
“99% e Shahedëve janë përdorur kundër civilëve”, theksoi ai, duke përshkruar ndikimin e sulmeve në qendrat e populluara të Ukrainës.
Top Channel