Dorëheqja e zyrtarit të lartë amerikan të Antiterrorit, reagon Trump: Bëri mirë që u largua, ishte shumë i dobët

17/03/2026 17:21

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi ndaj dorëheqjes së drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, i cili deklaroi se nuk mund të qëndronte në detyrë pasi nuk mbështeste konfliktin në Iran.

“E lexova deklaratën e tij. Gjithmonë kam menduar se ishte një djalë i mirë, por gjithashtu kam menduar se ishte i dobët në çështjet e sigurisë, shumë i dobët”, tha Trump.

Ai shtoi se nuk kishte njohje të afërt me Kent, por theksoi se largimi i tij ishte i justifikuar.

“Nuk e njihja mirë… Por kur lexova deklaratën e tij, kuptova se është mirë që është larguar, sepse ai tha se Irani nuk përbënte kërcënim”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan këmbënguli se Irani përbënte një rrezik real. “Irani ishte një kërcënim. Çdo vend e kuptonte se çfarë kërcënimi ishte Irani”, shtoi presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB