Balliu takime me qytetarët para protestës së fundjavës: Ja çfarë pritet të ndodhë më 22

17/03/2026 12:22

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, zhvilloi sot takime me qytetarë, të cilët i ftoi t’i bashkohen protestës kombëtare të paralajmëruar për datën 22.

Gjatë bashkëbisedimit, Balliu u shpreh se mbrojtja që kryeministri Edi Rama i ka bërë zëvendëskryeministres Belinda Balluku është, sipas tij, një provë e përfshirjes direkte të tij. Ai theksoi se pushteti politik po përdoret për të mbrojtur, sipas tij, aferat dhe abuzimet në nivelet më të larta të qeverisjes.

Si rrjedhojë, Balliu deklaroi se një reagim i fortë qytetar është jetik për të ndalur atë që ai e cilësoi si “shkatërrim të drejtësisë”. Në të kundërt, ai paralajmëroi se pasojat do të jenë rritja e varfërisë dhe humbja e të drejtave themelore të qytetarëve.

“Koha është tani”, u shpreh Balliu, duke shtuar se nesër mund të jetë vonë për të reaguar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB