Arsenali është skuadra e radhës që kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Në Londër, skuadra e Mikel Artetës mposhti Bayer Leverkusen 2-0 dhe tani në çerekfinale do të përballet me Sportingun e Lisbonës.

Në Emirates Stadium, Arsenali dhe Leverkuseni vinin me barazimin 1-1 të ndeshjes së parë. Topçinjtë e Londrës pritën 36 minuta për të marrë avantazhin, kur Eze, me një gjuajtje të bukur nga pranë zonës, mposhti portierin e skuadrës së “aspirinave” dhe me rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së Artetës u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 63-të, Declan Rice shënoi për Arsenalin, që e çoi rezultatin 2-0, që mbeti i tillë deri në fundin e takimit, me londinezët që vijojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB