Vrasje me çifte në Fushë Krujë/ Eduart Afmataj ekzekuton fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt Një grua rreth 72 vjeçe humbi jetën në kryeqytet pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
Gruaja po udhëtonte me një motor elektrik në bulevardhin “Gjergj Fishta” në kryeqytet, kur u përplas nga autoboti i UKT që po qarkullonte në atë aks.
Për shkak të plagëve të marra 72-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, teksa policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e autobotit 52 vjeç, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Prej muajsh motorrët elektrik me një urdhër të ministrisë së brendshme janë hequr nga qarkullimi duke autorizuar sekuestrimin e tyre nga policia deri në hartimin e një rregulloreje të posatshme për këto mjete por sërish ato shihen në qarkullim duke u përfshirë edhe në aksidente fatale.
Top Channel