Zjarr në kodrat e fshatit Sherisht të Vlorës, era e fortë dhe terreni vështirëson situatën

16/03/2026 12:39

Në mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Sherisht të Bashkisë së Vlorës.

Flakët, të ndihmuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke hyrë në parcelat e banorëve të zonës dhe duke djegur disa rrënjë ulliri.

Për shkak të erës, dhe terrenit të vështirë zjarri ka vazhduar të përparojë dhe aktualisht rrezikon të përhapet edhe në parcela të tjera me ullinj në fshat por dhe në zona me pyje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëmet në ullishtet e zonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB