“One Battle After Another” (Një betejë pas një tjetre) dominoi edicionin e 98-të të Academy Awards, duke rrëmbyer plot gjashtë çmime Oscars, përfshirë filmi më i mirë.

I nominuar në 13 kategori, filmi i Paul Thomas Anderson mori Oscars për regjisorin më të mirë, skenarin më të mirë të përshtatur, montazhin e filmit, përzgjedhjen e kastit dhe aktorin më të mirë mbështetës për Sean Penn.

Rolin e protagonstit në këtë thriller aksion e luan Leonardo DiCaprio, që vjen si një ish-revolucionar që lufton një regjim autoritar amerikan. Ai i rikthehet të kaluarës kur ndiqet nga një oficer ushtarak i korruptuar dhe vajza e tij zhduket papritur.

Me një garë të fortë mes kandidatëve, Michael B. Jordan u shpall aktori më i mirë për rolin e binjakëve në filmin horror me vampirët Sinners (Mëkatarët), që u bë filmi më i nominuar në historinë e çmimeve Oscar, me 16 kategori gjithsej. Ky produksion mori dhe një Oscar për skenarin më të mirë origjinal për Ryan Coogler.

Edhe Jessie Buckley hyri në histori, si artistja e parë irlandeze që fitoi çmimin për aktoren më të mirë, me portretizimin e fuqishëm të gruas së William Shakespeare në “Hamnet”. Filmi rrëfen pikëllimin e familjes kur një nga tre fëmijët, Hamnet, ndërron jetë në moshën 11-vjeçare, një tragjedi që mund ta ketë frymëzuar Shekspirin për një nga dramat më të mëdha, Hamletin.

Si rrallë herë, i gjashti rast në historinë gati njëshekullore të ceremonisë, u ndanë dy trofe për të njëjtën kategori.

Për filmat e shkurtër aksion u vlerësua The Singers (Këngëtarët) dhe Two People Exching Saliva (Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë), ku interpreton aktorja nga Kosova Luana Bajrami, duke vendosur emrin e saj mes yjeve të kinematografisë botërore.

KPop Demon Hunters (Gjuetarët e Demonëve të KPop), ndër filmat më të shikuar ndonjëherë në Netflix-it, fitoi dy çmime Oscar për filmin e animuar dhe këngën origjinale.

Conan O’Brien u rikthye si prezantues për të dytin vit radhazi, ndërsa me humor u shpreh se do të jetë prezantuesi i fundit njerëzor i Oscars, duke trajtuar kështu fuqizimin e Inteligjencës Artificiale.

Ndonëse në tërësi ceremonia e 98-të e Academy Aëards ishte apolitike, Jimmy Kimmel që i dha Mr Nobody Against Putin, i cili  tregon historinë e asaj që ndodhi pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 çmimin për dokumentarin më të mirë, sulmoi dokumentarin e Amazon për Melania

“Oh, sa do jetë çmendur që gruaja e tij nuk u nominua për këtë”, tha Jimmy Kimmel.

Ceremonia 3-orëshe e ndarjes së çmimeve dhe tapeti i kuq u transmetuan drejtpërdrejt në Top Channel dhe Top Albania Radio, paraprirë nga analizat e të ftuarve në studio, nën moderimin e Blendi Salajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB