Përplasi me makinë një 32-vjeçar që lëvizte me biçikletë, arrestohet autori në Elbasan

16/03/2026 11:41

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përplasur me makinë një 32-vjeçar, ky i fundit lëvizte me biçikletë.

I aksidentuari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

DVP Elbasan/ Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Aqif Pasha”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar shtetasin D. K., 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi D. K. ndodhet në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB