Ilaçet e përdorura për humbje peshe të tipit GLP-1 mund të rrisin rrezikun për osteoporozë dhe sëmundjen e rrallë metabolike të kockave osteomalacia.
Një studim i fundit tregon se ilaçet e krijua fillimisht për diabetin, por që kanë gjetur së fundi një përdorim shumë të gjerë edhe tek personat që kërkojnë të humbasin kilogramët e tepërt, kanë ndikim të madh tek kockat dhe nyjet, teksa dyshohet se humbja e papritur e masës trupore mund të krijojë stres mbi sistemin e muskujve dhe skeletit.
Nga ana tjetër, humbja e shpejtë e peshës mundet të sjellë po ashtu një rritje të acidit urik që shkakton gurë, ndërsa një factor mund të jetë ulja në vetvete e marrjes së ushqimit dhe e lëndëve ushqyese.
Medikamentet GLP-1 janë lidhur edhe më parë me çrregullime në prodhimin e kalciumit, që është një element kyc për kockat.
Njoftimi vjen në një kohë kur njihen tashmë disa efekte anësore të mjeimeve në fjalë si të përzierat apo shqetësime të tjera të stomakut, kapsllëku e të tjera.
Ekspertë megjithatë theksojnë se studimet të këtij lloji tregojnë një korelacion, por jo domosdoshmërisht një shkak-pasojë pasi ndikim mund të ketë gjithashtu sipas tyre edhe niveli i ulët i proteinave, kalciumit apo vitamins D në trup.
Medikamentet GLP-1 mbajnë këtë emër sepse imitojnë efektet e hormonit natyral GLP-1: zvogëlojnë oreksin, ngadalësojnë tretjen dhe rrisin insulinën.
Atyre ndonjëherë u referohen si agonistë të receptorëve (RAs) sepse veprojnë në të njëjtat receptorë qelizorë si hormoni GLP-1.
Top Channel