Nuk flet me nënën prej 8 vitesh, e ëma e Nikol letër për Fan Club: Të vërtetën e dimë unë dhe ajo Babai i Selin Bollatit, Jeton Bollati, reagoi një ditë më parë në ‘Big Brother Fan Club’, i cili u shpreh se nuk është bërë aspak pishman sa i përket deklaratave të bëra për Mirin disda kohë më parë në ‘Shqipëria Live’.
Miku i Mirit, Roland Hysi, u shpreh se familjarët duhet të qëndrojnë jashtë lojës dhe të mos ketë sulme të vazhdueshme nga jashtë.
Në një lidhje direkte me ‘Shqipëria Live’, Landi i West Side Family u shpreh se ai dhe familjarët e banorit të Big Brother nuk do i kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë deklaratës së babait të Selin, duke shtuar se ‘gjithë ky mllef nuk i bën aspak sens’.
“Miri ka dalë nga krevati. Po bën lojën e tij. Po sulmohet si brenda, edhe jashtë. Po bëhen tre Big Brother në këtë Big Brother. Miri është në rrugë të vetë, në lojën e vetë. Po sulmohet për gjëra të përsëritura.
Asnjë komunikim me familjen e Selin. Nuk do i kundërpërgjigjemi me të njëjtën monedhë, sepse nuk ka sens. Ajo që mua më bëri shumë të lumtur, ishte fakti që Miri doli i pari në quiz. E kisha kërkuar dhe e kisha pritur si Land… E dija që Miri është një djalë me shumë botë. Ne kemi një filozofi, nuk jemi ‘kap ça të kapësh’. Nuk themi ‘Jemi më të mirët’, nuk duam vëmendje kot, jemi shumë të përulur, por sulmeve do i shmangemi në maksimum.
Familjarët duhet të largohen nga loja. Familja e Mirit e ka bërë këtë. Miri është produkt i shoqërisë së mirë, publikut që nuk do ta zhgënjejë dhe filozofisë së West Side.
Deklarata e djeshme e babait të Selin? Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk vlen. Nuk jam i dorëzuar, sepse nuk do të doja të bënim tituj. Miri është i shkëputur nga kjo situatë dhe të kesh një mllef të akumuluar, nuk më bën sens. Ajo që dëgjova dje nuk më mërziti. U mërzita nga reagimi i parë, por vazhdimësia tregon që… Kur nuk ka asnjë lloj qasje ndryshe, kur Miri bën lojën e vetë… Miri po sulmohet rregullisht, brenda edhe jashtë. Shyqyr po i jepet mundësia të gjithëve të tregojnë veten”, tha Landi.
Top Channel