PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku zhvilloi takim me deputetë të zonës dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
Burime bëjnë me dije se takimi u mbajt në zonën e Plazhit të Vjetër. Kryeministri Rama, pasi ka qëndruar rreth 1 orë në një nga lokalet atje është larguar drejt Tiranës.
Takimi në Vlorë është organizuar nga vetë Kryeministri Edi Rama.
Në këtë takim kanë marrë pjesë vetëm disa deputetë dhe drejtues lokalë. Mes të ftuarve kanë qenë deputetët Vullnet Sina dhe Zamira Sina. Gjithashtu ka qenë i pranishëm edhe kryetari i partisë Klevis Kaso.
Në takim ka marrë pjesë edhe kryetarja bashkisë Brunilda Mersini, së bashku me tre nënkryetarët e bashkisë, si dhe Erjona Ismaili deputete e Vlorës dhe ministre për Parlamentin.
Në takim mësohet se është folur dhe për investimit që janë duke u kryer dhe është lënë detyrë për çdo drejtues dhe deputetët.
Top Channel