Filmi rrëqethës “Rrethi i kujtesës”, veshjet origjinale të burgosjes së Marjeta Larjas dalin në AQSHF

16/03/2026 21:41

Top Story hyn në Kinostudio, aty ku negativët e filmit shqiptar mbahen me fanatizëm dhe rijetëzohen përmes dixhitalizmit.

Filmat që kanë bërë historinë e kinematografisë dhe pjesëza nga skenat e xhirimeve dhe kostumet janë në ambientet e Arkivës Qendrore Shtetërore të Filmit, ku nga  kapelja e Çerçiz Topullit tek fotot historike të punonjësve të Kinostudios, e deri tek aroma e negativëve hyn në atë botën e filmit shqiptar që mbetet ndër trashëgimitë kulturore më të çmuara shqiptare.

Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror i Filmit, Eljan Tanini, tregoi në intervistën me Grida Dumën sesi ruhen me fanatizëm veshjet origjinale të të burgosurve në filmin ikonik “Rrethi i kujtessës”

“Kemi një trashëgimi shumë të bukur të veshjeve që janë të MInistrisë së Kulturës që do vijnë në Arkivin e Filmit, këto janë veshjet origjinale të njerëzve që ishin të dënuar në kampet e të dënuarve në film,.

Kemi edhe kapelën të Çerçiz Topullit në filmin “Liri a Vdekje”, që e ka veshur Timo Flloko”-u shpreh Tanini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB