“40 milionë dyshime”/ Mesfushori shqiptar i Milanit në qendër të kritikave, nuk kursehet as nga ish-lojtari kuqezi: Ai nuk është Rabiot…
Inter ka konfirmuar se mesfushori Henrikh Mkhitaryan nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Fiorentinës, të dielën më 22 mars, pas një dëmtimi të pësuar gjatë barazimit kundër Atalantës.
Sipas deklaratës zyrtare të klubit, Mkhitaryan ka një tendosje në bicepsin e kofshës së majtë dhe do të rivlerësohet në ditët në vijim.
Qëllimi i Interit është ta ketë të gatshëm për ndeshjen në San Siro kundër Romës më 5 prill. Në rast se ai nuk rikuperohet deri atëherë, klubi planifikon ta ketë të disponueshëm për takimin jashtë fushe kundër Komos, më 12 prill.
Deklarata e klubit:
“Henrikh Mkhitaryan iu nënshtrua testeve mjekësore këtë mëngjes në Institutin Humanitas në Rozzano. Testet zbuluan një tendosje në bicepsin e kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rishikohet në ditët në vijim.”
Top Channel