Abuzoi seksualisht me punonjësen dhe e shantazhonte se do t’i tregonte familjes së saj, arrestohet një shtetas i huaj në Tiranë

16/03/2026 10:29
Foto Ilustruese

Një shtetas i huaj është arrestuar nga në Tiranë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një punonjëse 21-vjeçare dhe e ka shantazhuar duke kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e marrë me qira nga 48-vjeçari në rrugën “Bogdanëve”, ku viktima ishte ftuar për të kryer aktivitetin e saj profesional online për llogari të tij.

Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur edhe një mjet prerës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”. Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB