“Dhimbje koke” për Chivu pas dëmtimit të Mkhitaryan, ja sa ndeshje do të mungojë mesfushori
Milani pagoi këtë verë 40 milionë euro te Club Brugge për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar që luan për Zvicrën, Ardon Jashari.
Megjithatë, deri tani 24-vjeçari ka shkaktuar më shumë pyetje sesa siguri te tifozët dhe drejtuesit e kuqezinjve.
Shifrat e tij këtë sezon: 12 paraqitje, 4 si titullar, asnjë gol dhe një asist. Një fillim i vështirë për një lojtar që u shfaq si një investim i madh nga klubi milanez. Arsyeja kryesore: një frakture e fibulës së djathtë në fund të gushtit, e cila e mbajti jashtë fushave për tre muaj.
Që nga rikthimi në fushë më 4 dhjetor ndaj Lazios në Kupën e Italisë, Jashari ende nuk ka lënë gjurmë të dukshme. Trajneri Massimiliano Allegri e ka përdorur kryesisht si organizator mesfushor, duke e mbështetur Modric, por performanca e tij ka qenë e paqëndrueshme.
Ish-lojtari Massimo Ambrosini e kritikoi: “Ai nuk mbulon të gjithë fushën si Rabiot”, duke treguar vështirësitë e Jasharit në Serie A.
Tifozët në rrjetet sociale janë të ashpër ndaj tij, duke e konsideruar “të lehtë për ligën italiane” dhe pa ndikim në lojë. Krahasimet me De Ketelaere, një tjetër blerje nga Club Brugge, janë të pashmangshme. Megjithatë, disa argumentojnë se dëmtimi në fillim të sezonit dhe statistikat pozitive në pasime japin arsye të presim deri sezonin tjetër.
Pyetje të tjera lindin për drejtuesit e Milanit: A ishte e drejtë të investohej 40 milionë euro për një zëvendësues të Rabiot, kur Ricci ishte tashmë në skuadër? A nuk do të ishte më mirë të përforcohej sulmi ose mbrojtja qendrore? Dhe më e rëndësishmja: a do të jetë Jashari titullar në sezonin e ardhshëm?
Top Channel