Pasojat e luftës në Shqipëri, sa të kërcënuar jemi? Ekspertja Valbona Zeneli, që përfaqësoi vendin tonë në Kongresin Amerikan: Lufta, e paralajmëruar Një vjedhje është zbuluar në ambientet e shkollës “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.
Sipas burimeve paraprake, persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në shkollë dhe kanë marrë disa dokumente.
Ngjarja është konstatuar vetëm pak më parë dhe pritet që kamerat e sigurisë të verifikohen për të identifikuar autorët.
Ndërkohë, për rastin është njoftuar edhe policia, e cila pritet të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Rreth orës 17:00, shtetasja A. L., drejtoreshë e një shkolle 9 vjeçare në qytetin e Lezhës, ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të shkollës janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara.
Sipas deklarimit paraprak, dyshohet se janë marrë disa dokumente, 1 kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel