Tensionet në Lindjen e Mesme, Izraeli miraton 827 mln dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake

15/03/2026 15:53

Kabineti izraelit ka vendosur të shpenzojë 827 milionë dollarë shtesë për blerje emergjente ushtarake, kjo sipas raportimit të mediave lokale.

Ky vendim vjen më shumë se dy javë pas nisjes së operacioneve izraelito-amerikane kundër Iranit.

Ministrat e miratuan paketën gjatë një telekonference, duke theksuar nevojën për siguri dhe përgjigje të menjëhershme ndaj situatës në terren.

Dokumenti i Ministrisë së Financave, i publikuar nga disa media kombëtare, përfshin blerjen e municioneve, armëve të përparuara dhe mjeteve kritike luftarake, duke u bazuar në intensitetin e luftimeve.

Gazeta Haaretz raporton se detajet e përdorimit konkret të fondeve nuk janë bërë publike, por vendimi shihet si një hap i domosdoshëm për të adresuar nevojat urgjente të sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB