Skite Alpine/ Lara Colturi, paraqitje mjaft e mirë në Are të Suedisë, e 6 në zbritjen e parë në slalomin special

15/03/2026 10:47

Lara Colturi bëri një paraqitje mjaft të mirë në zbritjen e parë në garën e slalomit special të zhvilluar në Are të Suedisë.

Skiatorja italiane që garon me ngjyrat e flamurit shqiptar u rendit në vendin e 6 në këtë zbritje duke e përshkruar pistën me kohën 51 sekonda e 26 të qintat duke lënë pas emra të tillë si Paula Moltzan, Camille Rast, Lena Duerr apo Sara Hector

Ndërkohë, zbritja e parë e kësaj disipiline u fitua nga kampionia olimpike, Mikaela Shiffrin me kohën 50 sekonda e 22 të qintat e ndjekur në vendin e dytë nga gjermania Emma Aicher dhe Katharina Truppe në vendin e tretë.

Kujtojmë se Lara Colturi është e 5 në klasifikimin e përgjithshëm në slalomit special  me 312 pikë,  e 11 në slalomin gjigant me 191 pikë, ndërsa në klasifikimin e përgjithshëm është e 14 me 503 pikë të grumbulluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB