“Sa qesharake”, kryetari i Parlamentit iranian tallet me deklaratat e Trump: Na ka mundur 9 herë në dy javë

15/03/2026 15:48

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka ironizuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka pretenduar se SHBA-të e kanë mposhtur Iranin.

Në një reagim në rrjetin social X, Ghalibaf tha se Trump “ka pretenduar se na ka ‘mundur’ nëntë herë gjatë dy javëve të fundit”, duke shtuar: “Sa qesharake!”.

Nuk është e qartë se cilave deklarata i referohej saktësisht zyrtari iranian, por Trump ka pohuar disa herë se SHBA-të po e fitojnë përballjen me Iranin.

Një ditë më parë, Trump shkroi në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara e kanë “mundur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”. Në një tjetër postim ai shtoi se Irani është “plotësisht i mundur dhe kërkon një marrëveshje”, por theksoi se nuk do të pranonte një marrëveshje të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB