Sulmi në një sinagogë në Michigan, ushtria izraelite: Vëllai i autorit ishte komandant i Hezbollahut, u vra në shpërthim Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar aleatët evropianë se po përpiqen ta “shantazhojnë” Kievin për të rihapur një tubacion që transporton naftë ruse drejt Hungarisë dhe Sllovakisë.
Ai tha se rikthimi i rrjedhës së naftës ruse përmes Ukrainës drejt Bashkimit Evropian do të ishte i barabartë me heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës.
Ukraina thotë se tubacioni sovjetik “Druzhba” u dëmtua nga sulmet ajrore ruse në janar dhe ende nuk është riparuar. Ndërkohë, Hungaria, që varet nga energjia ruse, po bllokon sanksionet e reja të BE-së ndaj Rusisë dhe një kredi jetike prej 90 miliardë eurosh për Kievin derisa tubacioni të rihapet.
Kryeministri hungarez Viktor Orban e ka bërë qëndrimin kritik ndaj Ukrainës një çështje kryesore para zgjedhjeve të prillit. Disa zyrtarë të BE-së frikësohen se rezistenca e Zelenskyt për rihapjen e tubacionit mund ta ndihmojë Orbanin të fitojë rizgjedhjen.
“BBC” raporton se duke folur me gazetarët në Kiev, Zelensky u shpreh se është kundër në parim që nafta ruse të kalojë nëpër Ukrainë ndërkohë që BE-ja vendos sanksione ndaj saj diku tjetër. Ai shtoi se nëse rihapen furnizimet me naftë ruse, ai personalisht është kundër kësaj, por paralajmëroi se nëse Ukrainës i vendosen kushte si ndalimi i furnizimit me armë, atëherë kjo do të ishte “shantazh”.
Ai theksoi gjithashtu se vendimi i BE-së për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh është miratuar nga të 27 vendet anëtare dhe duhet të zbatohet.
Top Channel