Exclusive/ “Qëndrova 10 vite në Siri”, u dërgua 8 vjeç pranë Xhihadit, Abdi: Kam parë masakra, na bombarduan kur ishim në xhami Tensioni në Lindjen e Mesme është në zhvillim dhe asgjë nuk mund të parashikohet me siguri.
Por a është rrezik shtrirja e luftës edhe në Ballkan? Pikëpyetjet e një kërcënimi të mundshëm të Iranit në Shqipëri nuk duhen trajtuar të diferencuar nga BE, vlerëson ekspertja e sigurisë Valbona Zeneli.
“Të gjithë rajonin edhe Shqipërinë nuk e shoh ndryshe nga vendet e tjera të Europës, të cilat mund të jenë të kërcënuara apo edhe nga vendet e tjera të NATO-s, sepse kjo është një pikë shumë e rëndësishme për të parë se si do të vazhdojë: do të ulen tensionet apo do të eskalojnë”, tha Valbona Zeneli- eksperte sigurie.
Në analizën e saj, Valbona zbërthen sinjalet e vazhdueshme për nisjen e luftës të shprehura edhe në skemën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo dhe masat paraprake të Europës për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.
“Nuk ishte diçka që nisi nga sot nesër. Duke parë edhe strategjinë e SHBA-së e publikuar muaj më parë se si shihej Irani. Ishte shumë e qartë frika për forcën bërthamore si një rrezik konkret. Nëse siguria ishte ofruar nga SHBA ne kemi parë një ndryshim, brenda buxheteve të NATO-s kemi një rritje 5% deri në vitin 2034 që ishte e pamendueshme 5 vite më parë”.
Për ekspertët e sigurisë sa më të fortë të jemi ushtarakisht aq më larg mbajmë rreziqet. Por nga lufta të prekur janë të gjithë prej rënies ekonomike.
“Lufta do të ketë pasoja globale, ka ndikuar në tregti, energji, financë dhe transport. Pritet të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve jo vetëm të naftës. Do të arrijmë në një Europë që është e stresuar”.
Valbona Zeneli thekson që zgjidhja afatgjatë duhet të jetë diplomatike, duke përfshirë ndalimin e programit bërthamor të Iranit. Ekspertja e sigurisë e cilëson operacionin e suksesshëm, nëse përfundon shpejt.
Top Channel