LIVE/ Vijon lufta në Lindjen e Mesme, Teherani zotohet për vrasjen e Netanyahut. 20 të arrestuar në Iran për spiunazh

15/03/2026 09:22

Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm në orët e fundit.

Gardat Revolucionare iraniane kanë kërcënuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do të vazhdojnë ta “ndjekin dhe ta vrasin”, sipas mediave shtetërore iraniane.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë ndërmarrë edhe një operacion të gjerë sigurie brenda vendit. Sipas raportimeve, 20 persona janë arrestuar në qytetin Urmia, të akuzuar për spiunazh dhe për dërgimin e vendndodhjeve të objekteve ushtarake, policore dhe të sigurisë drejt Izraelit.

09:10 Dyshohen se ndanë vendndodhje ushtarake për Izraelin, arrestohen 20 persona në Iran

20 persona janë arrestuar në veri të Iran, pasi dyshohet se kanë ndarë informacione të ndjeshme për Izraelin.

08:57 Ambasada amerikane në Irak paralajmëron qytetarët e saj: Largohuni menjëherë nga rajoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga disa vende të Lindjes së Mesme, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten.

08:46 Irani kërcënon liderin izraelit, zotohet për ndjekjen dhe vrasjen e Netanyahut

Ushtria iraniane ka lëshuar një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se do ta “ndjekë dhe do ta vrasë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB