Në vitin 2025 shqiptarët u paguan më tepër se vitin e shkuar.
Paga mesatare bruto për një të punësuar arriti 86,984 lekë duke shënuar një rritje me 4.3% duke e krahasuar me një të njëjtën periudhë të 2024.
Sipas INSTAT sektorët më paga më të larta vijojnë të jenë aktivitet financiare dhe të sigurimit 173. 283. Po ashtu edhe sektori i informacioni dhe komunikacioni 131. 165 lekë.
Sipas profesioneve rritja më e lartë është shënuar tek Forcat e Armatosura me 10.6%. Gjithashtu ndryshim të pagave pati edhe në pjesën tjetër të administratës, duke rritur pagën e specialistëve, bluzave të bardhe dhe mësuesve.
“Kjo rritje page në administratë më pas ka bërë dhe presion edhe në biznesin privat që të rrisë pagat. Por në biznesin provat nuk ka ndikuar vetëm kjo, por edhe rritje të pagës për forcën e punëtorëve të kualifikuar”, u shpreh Klodian Muço-ekspert ekonomie.
Në tremujorin e katërt të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç arriti 75,9 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje.
Por nga ana tjetër krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ky tregues është ulur me 0,6 pikë përqindje, dhe kjo sepse vendi ynë karakterizohet në ekonomi ciklike, ku sezoni i verës jo vetëm që rrit numrin e të punësuar por edhe të të ardhurave në buxhetin e shtetit.
“ Është krejt normale që në 3 mujorë të caktuar të kemi rritje dhe rënie të lehta të punësimit. Vetë dinamika e ekonomisë shqiptare ku ¼ varet nga sektori turistik”.
Ndërsa në bujqësi, numri i të punësuar gjatë 2025 pësoi një rënie prej – 9.7 %.
“Bujqësia përsëri vazhdon të jetë sektor i nën-financuar apo sektor me marzhe të ulura fitimi”.
I njeti trend shfaqet edhe tek numri I të punësuarve në industri, duke shënuar një bilanc negativ -0.7%
“Industria ka një sërë problematikash. Aspekti parë ka të bëjë me normat e këmbimit, aspekti i dytë me rritjen e kostos të prodhimit. Aspekti i tretë ka të bëjë me rënien e kërkesës nga tregjet e huaja.”
Rritja e pagave nuk i josh shqiptarët të punësohen në bizneset e hoteleri turizmit, për këtë arsye shumë prej këtyre bizneseve stafin e kanë gjetur nga vendet e treta.
Top Channel