Kthjellime dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel në vend
15/03/2026 08:00
Sot moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male në orët e mesditës deri pasdites, ndërsa pas orëve të pasdites moti parashikohet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore veri e lindje në orët e mesditës dhe pasdites.
Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në bregdet, lugina dhe male hera-herës deri 15m/s. Deti – Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Top Channel