Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve të disa lagjeve në Bejrut pas paralajmërimeve për sulme: Po rrezikoni jetën tuaj

15/03/2026 15:35

Autoritetet izraelite kanë lëshuar urdhra evakuimi për disa lagje në periferi të Bejruit, duke paralajmëruar banorët që të largohen “menjëherë” përpara sulmeve të mundshme.

Në një postim në rrjetin X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, specifikoi se paralajmërimi vlen veçanërisht për banorët e zonave Haret Hreik, Ghobeiry, Laylaki, Bourj el-Barajneh, Ghadir Perimeter dhe Shiyah.

“Ushtria e mbrojtjes nuk do të hezitojë të godasë këdo që ndodhet pranë elementëve të Hezbollahut, objektet e tyre ose mjeteve të tyre luftarake. Ju po rrezikoni jetën tuaj, prandaj largohuni menjëherë nga zona”, tha Adraee.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, të paktën 826 persona, përfshirë shumë fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet izraelite.

Ministria raporton gjithashtu se 31 punonjës shëndetësorë janë vrarë. Qindra mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas urdhrave të evakuimit dhe sulmeve shkatërruese izraelito-amerikane që kanë goditur vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB