Video/ Ishte duke luajtur, vajzës së mitur i shpërthen telefoni në duar, ndërron jetë tragjikisht
Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane gjatë një sulmi në Teheran.
Në një postim në rrjetin social X, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se nga sulmi u vranë Abdullah Jalali-Nassab dhe Amir Shariat, të cilët sipas tyre ishin zyrtarë të lartë të shërbimit të inteligjencës së Komandës së Emergjencave Khatem al-Anbiya, një strukturë që, sipas IDF-së, është në varësi të drejtpërdrejtë të udhëheqjes së regjimit iranian.
Në të njëjtën deklaratë, ushtria izraelite tha gjithashtu se ka intensifikuar operacionet ushtarake në Iran, duke goditur më shumë se 200 objektiva në pjesën perëndimore dhe qendrore të vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas IDF-së, ndër objektivat e goditura përfshihen hedhës raketash balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore, si dhe lokacione për lëshimin dhe ruajtjen e armëve.
Top Channel