SHBA godet “xhevahirin” e naftës iraniane, Teherani sulmon ambasadën amerikane në Irak. Trump thirrje Britanisë: Dërgoni anije në Hormuz

14/03/2026 22:50

Lufta në Lindjen e Mesme mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është futur në javën e saj të tretë.

Mbrëmjen e ditës së djeshme presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane kishte goditur të gjitha objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Kharg, ishull nga ku Irani nis 90% të eksporteve të naftës.

Presidenti gjithashtu kërcënoi se do godiste infrastrukturën iraniane të naftës nëse Teherani nuk lejon lëvizjen e lirë të anijeve të mallrave dhe të naftës e gazit natyror në ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë pas sulmit në Ishullin Kharg, Irani u përgjigj duke goditur ambasadën amerikane në Irak, ku nuk raportohet se ka të lënduar.

Ndër të tjera CNN raportoi ditën e djeshme se Teherani po shqyrton mundësinë e lejimit të kalimit të anijeve të naftës në Ngushticën e Hormuzin, por me kushtin që ngarkesat të tregtohen në juan kinez.

Përditësimet LIVE, 14 mars

22:49 “Ishte shumë e vështirë”/ Oficeri rrëfen sulmin iranian ndaj bazës britanike në Qipro: Që nga viti 1974 nuk kishte ndodhur kurrë që…

Më 2 mars, Valentinos Pangalos mori urdhër të aktivizonte sirenat në aeroportin ndërkombëtar të Pafosit në Qipro. Shkaku ishte shpallja e gjendjes së emergjence pasi një objekt i dyshimtë, që mendohej të ishte një dron i mbushur me eksploziv që goditi bazën ajrore britanike në Qipro.

21:45 Përpjekjet për t’i dhënë fund luftës me Hezbollahun, qeveria e Libanit gati të formojë delegacionin për të negociuar me Izraelin

Qeveria e Libanit po përgatitet të formojë një delegacion për të negociuar me Izraelin, në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës me Hezbollah-un e mbështetur nga Irani.

20:52 Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin

Qeveria franceze ka hartuar një propozim për t’i dhënë fund konfliktit të ri në Liban, i cili kërkon që Bejruti të njohë Izraelin, sipas tre burimeve të njohura me çështjen që folën për Axios.

20:39 Sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit, Trump: E kemi shkatërruar atë ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër

Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër.

20:29 Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia ose…

Ambasada e SHBA-së në Irak u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga vendi pas sulmit me raketa të mbrëmjes së kaluar në ndërtesën e ambasadës.

19:44 Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka refuzuar përpjekjet e aleatëve të saj në Lindjen e Mesme për të nisur negociata diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës me Iranin, e cila filloi dy javë më parë pas një sulmi të përbashkët ajror në shkallë të gjerë nga SHBA dhe Izraeli.

18:48 Video/ Terror në Dubai, momenti kur qiellgërvishtësja goditet nga droni iranian. Reagon Teherani: Hakmarrje ndaj SHBA-së dhe Izraelit

Një qiellgërvishtës luksoz në lagjen Al-Badaa të Dubait u godit nga një dron. Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) deklaroi se sulmi ishte një hakmarrje ndaj goditjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj zonës bankare në Teheran.

18:48 Sulmet gjatë natës në Teheran, ushtria izraelite pretendon të ketë eliminuar dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane

Ushtria izraelite pretendon se ka eliminuar dy zyrtarë të lartë të inteligjencës iraniane gjatë një sulmi në Teheran.18:31 SHBA dhe Izraeli godasin një fabrikë prodhimi në Iran, të paktën 15 viktima dhe disa të plagosur

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një fabrikë në qytetin industrial të Isfahanit në Irani, u godit nga një sulm amerikano-izraelit.Sipas raportimeve, sulmi goditi një fabrikë që prodhonte pajisje për ngrohje dhe ftohje.

16:50 Irani nis një valë të re sulmesh në Izrael, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore sepse…

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt territorit izraelit. Në një përditësim të fundit, ushtria izraelite bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimet, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të hyjnë në strehimore.

16:35 Dy javë që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, më shumë se 3 mijë persona të vrarë, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit me Iranin dy javë më parë. Sipas ‘CNN’, të paktën 12 anëtarë të stafit mjekësor u vranë pasi një sulm izraelit goditi një qendër kujdesi shëndetësor në qytetin jugor libanez Bourj Qalaouiyeh, njoftoi Ministria e Shëndetësisë Publike e Libanit.

16:11 Trump i bën thirrje Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar anije në Ngushticën e Hormuzit: Bashkohuni me ne, herët ose vonë…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera aleate që t’i bashkohen atij në dërgimin e anijeve ushtarake për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

13:28 “Mbylleni luftën e Iranit”, kancelari gjerman: Nuk do të bëhemi kurrë pjesë e saj

“Nuk jemi dhe nuk do të bëhemi kurrë pjesë e luftës në Iran”, deklaroi kancelari Friedrich Merz, i cili nënvizoi po përdoren “të gjitha kanalet diplomatike” për të dhënë fund konflikti.

11:51 “Çfarë po bëni”? Hamasi i bën thirrje Iranit: Mos sulmoni vendet fqinje

Grupi militant palestinez Hamas i bëri thirrje aleatit të tij, Iranit, që të ndalojë sulmet kundër fqinjëve ne rajon. “Edhe pse e njohim të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur kësaj agresioni me të gjitha mjetet e mundshme,” -thuhet në deklaratën e Hamasit në Telegram, “i bëjmë thirrje vëllezërve tanë atje që të mos marrin në shënjestër vendet fqinje.”

09:38 Izraeli po planifikon sulm tokësor në Liban kundër Hezbollahut, zyrtari i lartë izraelit: Do bëjmë atë që bëmë në Gaza

Izraeli po përgatitet për një operacion tokësor në shkallë të gjerë në Libanin jugor, me qëllim “shpërbërjen” e forcave të Hezbollahut në jug të lumit Litani, sipas një raporti nga Axios që citon zyrtarë izraelitë dhe amerikanë.

08:24 “Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për një marrëveshje, por unë nuk e dua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten në mbrëmje Irani është “plotësisht i mposhtur” dhe po lutet për një “marrëveshje”, por ai nuk e dëshiron një të tillë, dy javë pasi shpërtheu lufta që i vuri flakën Lindjes së Mesme.

08:11 Trump kërcënoi infrastrukturën iraniane të hidrokarbureve, reagon Teherani: Do shkatërrojmë të gjitha objektet e naftës së SHBA në Lindjen e Mesme

Ushtria iraniane ka njoftuar se do të shkatërrojë të gjitha objektet e naftës, financiare dhe energjetike të lidhura me SHBA-në në Lindjen e Mesme, në përgjigje të kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump kundër infrastrukturës së naftës së Iranit.

08:00 “Kalimi në Hormuz do fillojë shumë shpejt”/ SHBA godet ishullin iranian ku ndodhet 90% e naftës iraniane, Trump: Eliminuam çdo objektiv ushtarak, këtë herë kurseva…

Presidenti Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Truth Social, njoftoi një nga sulmet ajrore më të fuqishme në historinë e SHBA-së në Lindjen e Mesme, duke shkatërruar objektiva ushtarake në ishullin iranian Kharg, ndërsa paralajmëroi se lundrimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit do të mbrohej me çdo kusht.

07:48 Lufta në Lindjen e Mesme, Teherani godet ambasadën amerikane në Irak

Një sulm ndaj ambasadës amerikane në Bagdad ka tronditur kryeqytetin irakian, pasi një raketë ka goditur kompleksin ka krijuar panik te qytetarët e zonës.

07:35 Putin propozoi që uraniumi i Iranit të transferohej në Rusi për t’i dhënë fund luftës, Axios: Trump e refuzoi menjëherë alternativën e homologut rus

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për të transferuar uraniumin e pasuruar të Iranit në Rusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës kundër Teheranit, sipas Axios.

07:22 Irani po shqyrton mundësinë e lejimit të disa anijeve cisterna në Ngushticën e Hormuzit, ja kushti që kanë për ngarkesat e naftës

Irani po shqyrton mundësinë e lejimit të një numri të kufizuar cisternash nafte që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, me kusht që ngarkesa e naftës të tregtohet në juan kinez, tha një zyrtar i lartë iranian për CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB