Sëmundjet e veshkave në rritje, mjekët: Një në 10 persona preket nga problemet

14/03/2026 19:27

Një në 10 persona është i prekur nga sëmundje të veshkave.

Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës, Profesori i Nefrologjisë, Dr. Myftari Barbullushi, thekson se ky organ ruan ekuilibrin e organeve të tjera dhe se çdo problem kardiak apo dhe diabeti është i lidhur me veshkën.

Mjeku nefrolog thotë se vetëm një analizë urine mund të identifikojë disa sëmundje: “Sado pak albuminë të shohësh në urine, të ka treguar shumë”.

Prof. Barbullushi ka një thirrje për kolegët kardiologë kur diagnostikojnë probleme të zemrës: “Veçojnë si shkaktare alkoolin, duhanin… por harrojnë të kontrollojnë veshkën”.

Për të kuptuar rëndësinë e veshkës, profesori i referohet një studimi me persona të grupmoshës 60-70 vjeç, me projeksione për vdekshmërinë.

Veshka cilësohet si vrasësi i heshtur, pasi nuk nis me dhimbje deri kur ka shkaktuar dëme deri edhe të parikuperueshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB