Lufta në Lindjen e Mesme, Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka refuzuar përpjekjet e aleatëve të saj në Lindjen e Mesme për të nisur negociata diplomatike që synojnë t’i japin fund luftës me Iranin, e cila filloi dy javë më parë pas një sulmi të përbashkët ajror në shkallë të gjerë nga SHBA dhe Izraeli.
Sipas raportimeve, Uashingtoni nuk ka treguar interes për të hapur negociata në këtë fazë të konfliktit.
Ndërkohë, edhe Irani ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi për sa kohë vazhdojnë sulmet nga SHBA-ja dhe Izraeli. Dy burime të larta nga Teherani kanë deklaruar se disa vende të rajonit po përpiqen të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund konfliktit.
Megjithatë, mungesa e gatishmërisë për dialog nga të dyja palët sugjeron se ato mund të jenë duke u përgatitur për një përballje të zgjatur. Përshkallëzimi i luftimeve ka shkaktuar tashmë viktima civile dhe ka rritur tensionet në rajon.
Situata është përkeqësuar edhe më tej pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, çka ka çuar në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Top Channel