Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe: Largonu nga zonat afër porteve
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt territorit izraelit.
Në një përditësim të fundit, ushtria izraelite bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimet, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të hyjnë në strehimore.
Sulmet vijnë pas një serie goditjesh të njëpasnjëshme me shpejtësi të lartë të lëshuara nga Irani pak më herët gjatë ditës. Sirena alarmi janë dëgjuar në Jerusalem, ndërsa në qytetin jugor Eilat janë raportuar disa persona të lënduar.
Forcat e kërkim-shpëtimit janë angazhuar në disa zona të Izraelit qendror pas raportimeve për rënie predhash. Megjithatë, sipas raportimeve fillestare, nuk ka viktima.
“Ekipet po vazhdojnë kontrollet në të gjitha zonat e raportuara. Deri tani nuk ka persona të bllokuar”, tha një zëdhënës i Shërbimeve të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.
Top Channel