Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare për muajin e Ramazanit

14/03/2026 13:04

Me Ezanin e thirrur nga kreu i Komunitetit Mysliman u çel iftari i shtruar nga prefekti i Tiranës të premten.

Në këtë iftar mori pjesë nënkryetarja e Parlamentit Klodiana Spahiu, ministri i Brendshëm Befort Lamallari dhe ai i Drejtësisë Toni Gogu.

Muaji i shenjtë i Ramazanit bëri bashkë në këtë iftar deputetë e klerikë të lartë, ambasadorë, kryetarët e bashkive të qarkut të Tiranës, prefektët e të gjitha qarqeve, artistë, sportistë, intelektualë, kryesinë e shoqatës Tirana dhe të shoqatave të tjera patriotike e kulturore.

Në mesazhin e tij para të pranishmëve, prefekti Shkëlqim Hajdari dha mesazhin për më shumë paqe, ndërsa bëri thirrje për reflektim.

Prefekti i Tiranës iu uroi të gjithë besimtarëve agjërim sa më të lehtë e të pranuar, teksa theksoi se Shqipëria ka vërtetuar se mund të ecë përpara me një harmoni fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB