Në listën e të arratisurve më të rrezikshëm/ Arrestohet në një resort luksoz në Itali Roberto Mazzarella, bosi i Kamorrës 04/04 13:34
Ambasada e SHBA-së në Irak u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga vendi pas sulmit me raketa të mbrëmjes së kaluar në ndërtesën e ambasadës.
“Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin, duke marrë parasysh kërcënimin e konsiderueshëm nga milicitë pro-iraniane”, thuhet në alarmin e sigurisë të publikuar nga ambasada.
Ambasada rekomandon largimin me rrugë tokësore drejt Jordanisë, Kuvajtit, Arabisë Saudite dhe Turqisë, pasi fluturimet komerciale nuk po operojnë.
Top Channel