Një 72-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të enjtes në Tiranë, pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së të moshuarit. Sikurse duket nga pamjet, e gjithë banesa brenda është shkrumbuar nga zjarri.

Vatra e zjarrit u shënua në dhomën ku ndodhej i moshuari i paralizuar, prandaj ishte e vështirë ndërhyrja për shpëtimin e tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB