Kryeministri Edi Rama iu përgjigj kritikave se vendimi për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku po pengon Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Në një konferencë për shtyp, Rama tha se reagimet e djeshme ishin të deformuara dhe të shëmtuara.
“Do ta nis nga vendimi i djeshëm i parlamentit, jo për vendimin në vetvete, por për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur vetë të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur besoj, edhe prononcimin tim që dua ta përsëris, lidhet drejtpërdrejtë më të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë, ne ndërkohë që përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do të pengojë aktivitetin e pavarur të drejtësisë, është një përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet, ka të gjitha ato ingredientë që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet dhe që hapat e shpejtë me të cilat ne po ecim në procesin e negociatave, të frenohen. Nuk ka asgjë të re në këtë, por natyrisht që materiali në këtë rast është i favorshëm për të torolisur njerëzit dhe për të fryrë daullen e luftës kundër qeverisë edhe kundër kësaj shumice qeverisëse. Dua t’i siguroj të gjithë që nuk ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit të plotë në BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar në rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin e drejtësisë dhe në luftën reale kundër korrupsionit, ashtu sikundër nuk ka asnjë dyshim që në këtë rast nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni sepse vetë Prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, por jemi përballë një çështjeje për hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë dhe e përsëris atë që thashë edhe përpara grupit parlamentar, unë e inkurajoj Prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës “ferra e korrupsionit”. Deri tani nuk jemi përballë një çështjeje korrupsioni. Kjo është pak, por është e sigurtë.– u shpreh Rama.
Kryeministri Rama u shpreh i sigurt se vendimi i djeshëm në Parlament për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku nuk do të ndikojnë në procesin e negociatave të Shqipërisë.
Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama, u pyet për mungesën e Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt në seancën e djeshme, ku u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
13:24 Rama ndërpret konferencën për shtyp, ja çfarë ndodhi në përballjen live me gazetarët
Kryeministri Edi Rama ndërpreu për pesë minuta konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetaren Ambrozia Meta.
Edi Rama: Një nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës. Faktori shtetëror, forcë publike, për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë; sot ka më të suksesshmin të Ballkanit, me një diferencë mbresëlënëse nga Beogradi.
12:58 “Irani shtet sponsor i terrorizmit”, Rama: Rezolutën e votojmë javën tjetër në Kuvend
Parlamenti i Shqipërisë do të votojë javën e ardhshme për të shpallur Iranin si vend sponsor të terrorizmit. Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp.
“Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme për sa i përket presionit, tensionet apo kërcënimit. Janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.”, tha Rama.
12:47 Anulimi i tenderit të ndërtimit të portit në Porto Romano, Rama: Ofertuesi u tërhoq, pati presion nga faktorë të interesuar për atë port
Rama u shpreh: Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndonjë një koicidencë të pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar fazat dhe duhet të bënte ofertimin e fundit, është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta do të ishte e lidhur me tavanin e bërë nga kompania për ndërtimet e porteve dhe aeroporteve.
Rama tha se: Dua t’ju siguroj që s’ka asnjë frenim në rrugën tonë të pandalshme drejt anëtarësimit në BE, nuk ka asnjë diskutim lidhur me vullnetin tonë për të vazhduar rrugën që ne kemi hapur në pavarësimin drejtësisë dhe luftën reale ndaj korrupsionit, ashtu siç nuk ka dyshim që në këtë rast nuk jam i përballë një çështjeje korrupsioni, vetë prokuroria nuk ka ngritur një akuzë për korrupsion, por ndaj një çështja në hetim që mund të hetohet në liri pa asnjë pengesë.
Top Channel