Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike.

Përveç revokimit të menjëhershëm të masës së sigurimit personal, Balluku kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes ose rënies së kësaj mase, e cila përfshin pezullimin nga funksionet e larta shtetërore si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB