Video/ Vjedhje spektakolare brenda një minute, 20 hajdutët ‘pushtojnë’ dyqanin e bizhuterive, grabisin mallra me vlerë 1.4 mln dollarë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama duke thënë se për çështjen “Balluku”, mazhoranca i mbylli dyert drejtësisë.
“Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria.
Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.
Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë.
Pra, problemetika është shumë e thellë.
Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit.
Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet”, tha ndër të tjera Berisha.
Top Channel