“Janë fshehur si minjtë”/ Zyrtari iranian i përgjigjet ashpër Hegseth: I keni udhëheqësit në ishullin e Epsteinit
Një anije indiane me karburant ka mundur të kaloj sot pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit, ndërsa dhjetëra anije të tjera indiane vijojnë të mbeten ende të bllokuara në rajon.
Cisterna Jag Prakash, e cila transporton benzinë dhe po udhëton drejt Afrikës, është nisur nga lindja e ngushticës, duke rifilluar lëvizjen pas bllokimit të përkohshëm në zonë.
Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve nga kompania Kpler, cisterna do të shkarkojë karburantin e ngarkuar nga portin e Soharit, në Oman, në portin e Tangës në Tanzani më 21 mars.
Sipas raportimeve, Rajesh Kumar Sinha, sekretar special në Ministrinë indiane të Transportit Detar, deklaroi se deri të enjten katër anije me flamur indian ndodheshin të bllokuara në lindje të ngushticës së Hormuzit, në Gjirin e Omanit. Një prej tyre ishte edhe Jag Prakash, e cila tashmë ka rifilluar udhëtimin.
Megjithatë, tre anije të tjera mbeten ende të ndaluara në anën lindore të ngushticës, me 76 marinarë indianë në bord.
Ndërkohë, në anën perëndimore të ngushticës së Hormuzit, në Gjirin Persik, 24 anije indiane vazhdojnë të jenë të bllokuara përkohësisht, me një total prej 677 marinarësh në bord.
Top Channel