Foto/ Mesfushori brazilian harron futbollisten më seksi në botë, lidhet me vajzën 19-vjeçare të legjendës së Arsenal

13/03/2026 20:31

Duda Gaspar, 19-vjeçarja dhe vajza e legjendës së Arsenalit, Edu Gaspar, ka nisur një lidhje të re me mesfushorin e Aston Villa, Douglas Luiz, i cili u nda nga futbollistja më seksi në botë, Alisha Lehmann pas katër vitesh lidhjeje.

Çifti u bë “zyrtar” këtë javë në Instagram, duke ndarë një foto ku shfaqen me krahë përreth njëri-tjetrit dhe mesazhe të ëmbla.

Duda, modelja 19-vjeçare që jeton në Londër, ka mbi 57 mijë ndjekës dhe punon me agjencinë Mega Model Diversity në Sao Paulo.

Pavarësisht lidhjes me Luiz, Duda mbetet tifoze e Corinthians në Brazil, skuadër me të cilën babai i saj ka pasur dy periudha gjatë karrierës së tij si futbollist.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB