Teknologjia po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së të rinjve në Korçë.
Përmes konkursit ICT Club qindra nxënës do të kthejnë idetë e tyre në projekte konkrete në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Për të tretin vit kjo iniciativë synon të zhvillojë aftësitë digjitale dhe kreativitetin tek nxënësit.
Robotikë, aplikacione dhe ide inovative do të vihen në zbatim nga 450 të rinj që synojnë zgjidhjen e problemeve përmes teknologjisë.
Të rinj nga shkolla 9 vjeçare dhe gjimnaze të qytetit u bënë bashkë për tu njohur me programin që u jep atyre mundësinë të zhvillojnë njohuri në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit përmes aktiviteteve praktike, projekteve inovative dhe punës në grup.
Përmes kësaj nisme synohet të mbështetet edukimi digjital dhe të krijohen mundësi të reja për të rinjtë e Korçës duke i përgatitur ata për profesionet e së ardhmes në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Top Channel