Avokati i Popullit, Endri Shabani takim zyrtar me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut: Bashkëpunim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri

13/03/2026 18:25

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, zhvilloi sot një takim zyrtar nga Kryetari i Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), Mattias Guyomar.

Gjatë takimit, Shabani deklaroi: “Është e papranueshme që pas tre dekadash, qytetarët shqiptarë ende duhet të kalojnë detin për të gjetur drejtësinë për pronën e tyre. Zotimi im është që institucioni ynë të jetë mbrojtësi i parë i të drejtës së pronës. Ne do të ushtrojmë presion mbi administratën vendase që vendimet e Strasburgut të mos mbeten thjesht letra, por të kthehen në të drejta të realizuara për çdo familje shqiptare.”

Nga ana e tij, Presidenti Guyomar uroi Shabanin për detyrën e re dhe konfirmoi se GJEDNJ e sheh Avokatin e Popullit si aleatin kyç për të garantuar që standardet evropiane të të drejtave të njeriut të zbatohen në Shqipëri.

Takimi thekson partneritetin mes dy institucioneve, në mënyrë që Avokati i Popullit të mos jetë më thjesht një vëzhgues, por një filtër aktiv që kërkon zgjidhjen e këtyre dosjeve brenda kufijve të Shqipërisë, sipas standardeve të Strasburgut.

Sipas Avokatit të Popullit, Shqipëria mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të ankesave në, ku çështjet e pronësisë dhe zvarritjet e proceseve gjyqësore përbëjnë plagën kryesore të sistemit tonë të drejtësisë.

Realiteti i dosjeve shqiptare në Strasburg:

Kriza e pronave: 1/5 e ankesave (17%) që mbërrijnë në GJEDNJ nga Shqipëria lidhet drejtpërdrejt me pronën, duke dëshmuar dështimin e institucioneve vendase për të ofruar zgjidhje përfundimtare.

Mohimi i procesit: 63% e ankesave vijnë nga mungesa e një procesi të rregullt ligjor, ku qytetari humbet në labirintet e gjykatave shqiptare për dekada me radhë. Aktualisht janë 238 çështje ndaj shtetit shqiptar në pritje për t’u gjykuar në GJEDNJ, ndërkohë që detyrimet e shtetit shqiptar për zbatimin e vendimeve të kësaj gjykate në 10 vjeçarin e fundit, llogariten rreth 40 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB