LIVE/ Shpërthime të fuqishme në Teheran dhe Dubai. Aeroplani amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur. NATO rrëzon raketën e tretë iraniane mbi Turqi
Partia Demokratike ka vendosur të emërojë ish-deputetin Aurel Bylykbashi në detyrën e drejtuesit politik për qarkun e Vlorës.
Ai do të zëvendësojë Bujar Leskajn, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi politik i qarkut në nëntor 2025.
“Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave të ardhshme elektorale. Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PD-së.
“Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit. Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit. Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike”.
Top Channel