Ngjarje e rëndë në Korçë, foshnja 2 muajshe rrezikon jetën pasi nëna nuk e ushqeu me gji
Kryeministri Edi Rama ka komentuar anulimin e tenderit të ndërtimit të portit në Porto Romano, gjatë konferencës për shtyp.
“Përsa i përket projektit të Porto Romanos, për fat të keq ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar të gjitha fazat dhe duhet të bënte ofertimin e fundit është tërhequr, duke iu referuar situatës së krizës dhe natyrisht duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga Royal Haskoning, kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, infrastrukturës, etj, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa në procedurën e hapur të organizuar nga qeveria shqiptare, nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër, ne vetë personalisht.
Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur nën ndonjë presion, por i gjithë procesi është zhvilluar nën presion, po jo nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç thuhet, pa asnjë argument. Se nuk ka pasur absolutisht jo presion, po s’ka pasur asnjë shqetësim të shprehur, as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nga Bashkimi Evropian, as nga askush. Por ka pasur një presion të vazhdueshëm nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi.
Kini parasysh që nga A-ja kur disa thonë për çfarë duhet një port i ri, se ne kemi portin tonë atë kënetën në zemër të Durrësit dhe e lidhin, – e lidhnin, se tani s’e kam dëgjuar më idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt, e vërteta është që përtej injorancës që gjithmonë faktorë në mënyrën si trajtohen çështjet këtu, pavarësisht nga rëndësia madhore që mund të kenë, qysh në krye të herës ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri.
Pse? Për një arsye që cilido që do ta kuptojë, e kupton pa ndonjë mundim. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike dhe logjistike e Korridorit 8, nuk ka asnjë kapacitet, është në të gjitha aspektet, edhe sikur ta marrësh edhe ta zbukurosh, i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike e Korridorit 8. Nuk e them unë këtë, e thonë të gjitha analizat e bëra dhe këtë e thonë të gjitha proceset e ndjekura dhe këtë e thotë realiteti i thjeshtë që ai port është mes qytetit.
Një nyje logjistike, portuale në mes qytetit nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë, që këtu, pa llogaritur kapacitetet e portit ekzistues që janë krejt të papërshtatshme për të mbajtur gjithë peshën e Korridorit 8.
E dyta, porti i ri si nyje lidhëse e Korridorit 8 është një port që e çon Shqipërinë në një nivel krejt tjetër, po jo vetëm Shqipërinë, po çon shqiptarët në një nivel krejt tjetër, sepse është një nyje e lidhur edhe me një tjetër nyje strategjike, Portin e Thatë të Prishtinës dhe është i lidhur edhe me një tjetër nyje, që është Porti i Thatë i Shkupit.
Porti i Thatë i Shkupit planifikohej në projektin e parë në Strugë. Qeveria e re e ka parë të arsyeshme ta spostoje në Shkup. Dhe ky spostim mund t’i mjaftojë kujtdo që logjikon për të kuptuar që këtu kemi të bëjmë edhe me një përmbajtje të rëndësishme interesash kombëtare strategjike.
Tani, nëse ju mendoni që të gjithë mezi po presin që shqiptarët të bëhen më të fortë, mund ta mendoni. Por ju siguroj që jo në një, por në një sërë vendesh ka forca, të cilat nuk e mirëpresin këtë, dhe kjo nuk ka lidhje me armiqësira të natyrës gjeopolitike vetëm, ka lidhje edhe me këto. Kjo ka lidhje edhe me interesat tregtare të vendeve.
Nëse ju mendoni që porti i ri është një portë, që ata të cilët, i kanë lidhur interesat me rrugët e trafiqeve, mezi po e presin, – ju mendoni gabim, përkundrazi, nuk kanë asnjë arsye ta mirëpresin. Dhe ka dhe një fakt tjetër që e kam shpjeguar edhe më parë, vetë Korridori 8 sot, është pjesë e rrjetit europian të transportit. Jo se e themi ne, se ne mund të themi, dhe unë e them që edhe korridori Durrës-Prishtinë është pjesë e rrjetit europian të transportit, por nuk është në hartën e rrjetit europian të transportit që gjendet në zyrat e Komisionit Europian në Bruksel, që do të thotë që statusi i një korridori të rrjetit evropian të transportit është tjetër nga statusi i një korridori që mund të jetë mes të Europës, por nuk është në atë rrjet, duke filluar që nga financimi, korridoret që nuk janë në atë hartë, nuk financohen.
Mund t’i ndërtosh vetë, siç ne do të ndërtojmë vetë, së bashku me qeverinë e Kosovës, hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe kemi folur me kryeministrin në Prishtinë herën e fundit për dy mundësi financimi, të cilat do t’i eksplorojmë së bashku, por ama s’ka asnjë shans që ne të kemi akses në fondet europiane për aksin Durrës-Prishtinë, sepse nuk është.
Tani ky Korridori 8, me të cilin disa bëjnë lodra fjalësh dhe nuk kuptojnë fare se për ça flasin, ndërkohë që disa të tjerë, as nuk duan t’ia dinë fare, sepse e dinë se për ça bëhet fjalë, është futur në Rrjetin Europian Transportit, këtu në Tiranë, në Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor, mbasi unë dhe qeveria ime kemi luftuar jo pak vite për të hequr bllokimin që i ishte bërë. Ishte i bllokuar. Pse vendet e BE e kishin bllokuar Korridorin e VIII?
Sipas logjikes së injorantëve që bërtasin në rrugët e pazarit mediatik këto janë muhabete rrugësh. Jo këto nuk janë muhabete rrugësh. Këto janë çështje zhvillimi ekonomik, këto janë çështje sigurie, janë çështje kapacitetesh konkurruese në një hapësire ekonomik dhe tregtare që është shumë e vështirë.
Ne vijmë nga një varfëri ekstreme dhe duam të bëhemi pjesë e një shtëpie që praktikisht zotëron një pasuri shumë të madhe.
Mbas futjes së korridorit VIII në rrjetin europian të transporteve, korridori i VIII u fut edhe në rrjetin e lëvizjes së sigurt të NATO-s dhe projekti ynë i portit të kombinuar tregtar dhe ushtarak është në tryezën e NATO-s dhe ka kaluar të gjitha nivelet teknike të NATO-s si një domosdoshmëri.
Tani si mendoni ju, a mund të bënim ne një bazë ushtarake ku që të shfrytëzohej nga NATO aty në pellgun e portit të Durrësit, në aktualin? Nuk mund ta bëjmë. Mund të ishte porti aktual nyja për të cilën po flasim? Nuk mund të ishte.
Pikërisht për seriozitetin e madh që ka ky projekt ne u angazhuam në një qasje tërësisht tjetër duke marr kompaninë më të madhe në botë, reputacionin e së cilës patjetër mund ta bëjnë copë tenxheret tona, por nuk e vë në diskutim askush. Kompania Royal Haskoning ka përgatitur të gjithë termat e referencës dhe ka supervizuar të gjithë garën. Gara është organizuar dy herë dhe në të dyja herët ka patur interes shumë të madh. Çështja ka qenë, herën e parë që kriteret kanë qenë shumë të forta dhe kriteret e forta nuk duan të thonë që s’ka kompani që nuk i plotësojnë, por duan të thonë që nëse nuk i përgatite të gjitha gjërat në kohë dhe si duhen për atë garë nuk kualifikohesh dot. Herën e parë gara është anuluar, këtë herë ndodh kjo koincidencë fatkeqe. E përsëris kompania ka shkruar tërheqjen e saj me argumentin e krizës dhe çmimeve gjë që praktikisht nëse gjerat nuk kthehen në normalitet e bën shumë të vështirë marrjen përsipër të atij porti me ato çmime që janë vendosur aty, me atë financim që është vendosur.
Nuk e kemi fare informacionin që ka patur ndonjë komponent tjetër që ka ndikuar në tërheqjen e kompanisë. Unë dua ta shfrytëzoj këtë moment, të jap një mesazh të gjithë tyre që e kanë penguar portin dhe që fërkojnë duart se mendojnë që ia dolën. E kanë shumë gabim sepse thjesht kanë hapur një rrugë tjetër. Një rrugë tjetër që nuk mund ta bllokojnë më dhe nuk do ta ndalin dot më. Në të njëjtën periudhë kohe të parashikuar ne do të bëjmë hapin që kemi qenë në pamundësi për ta bërë deri tani. Kaq për këtë. Nuk them më shumë se ne ndërkohë jemi dukem përgatitur hapin tjetër. Në momentin që do jemi gati për ta hedhur natyrisht do ta bëjmë publike”-tha Rama.
Top Channel